Ronaldo – Messi? Deklaratë e fortë nga Pogba!

06.01.2017 16:03:31

Paul Pogba beson se ngadalë do t’i vjen fundi dominimit të Cristiano Ronaldo e Lionel Messi në garë për çmimet kryesore individuale.

Paul Pogba ka përmendur emrat e futbollistëve që ai beson se do të dalin në skenë si më të mirët në botë pas dyshes Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Mesfushori i Manchester United ka theksuar se Zlatan Ibrahimovic, Eden Hazard, Neymar e Luis Suarez mund ta theyjnë dominimin e Ronaldos e Messit.

“Sigurisht se mund ta bëjnë edhe futbollistë të tjerë. Ne kemi Ibrahimovicin në Manchester United. Edhe ai mund ta bëjë”, deklaroi Pogba për “FIFA.com”.

“Hazard, Neymar, Suarez janë duke luajtur mirë dhe po shënojnë gola, nëse e vazhdojnë mund ta bëjnë edhe ata. Për këtë arsye Cristiano dhe Messi me paraqitjet e tyre janë gjithmonë në kulm”, u shpreh ai.