Ronaldo pengon kalimin e Ibres te Reali

23.09.2017 14:07:59

Cristiano Ronaldo pengoi  transferimin e Zlatan Ibrahimovic tek Reali i Madridit. Imagjinoni për një moment dy bomberat Ibra dhe CR7 pjesë e një e skuadre. Për shumë tifozë do të ishte një ide fantastike të shohësh dy emra të mëdhenj të sulmit që luajnë krah njëri-tjetrit, por për vetë futbollistën ndoshta do të ishte pak e vështirë, duke patur parasysh dhe karakterin disi të vështirë që dy bomberat kanë. Një transferim i Ibrës tek Reali ka qënë mëse i mundshëm, por pengesë ka qënë pikërisht ylli portuges, Ronaldo, i cili nuk e ka parë aspak me sy të mirë një operacion të tillë. Mediat e huaja shkruajnë se ka patur një takim mes presidentit të Los Blancos, teknikut Zidane ku është diskutuar mundësia për të tranferuar gjigandin suedez. Pas është vënë në dijeni të këtij plani, katër fituesi i “Topit të Artë” ka reaguar menjëherë  që një veprim i tillë të mos bëhet. Supozohet që interesimi i Realit të ketë qënë konkret, madje ka patur edhe bisedime, më pas Merenges vendosi të zbatonte dëshirën e yllit të tyre, ndërkohë në krahun tjetër Ibra vazhdoi aventurën e tij me Man.United. Njësoj si rivali i tij, Lionel Messi, i cili mendohet se ka autoritet në radhët e skuadrës përsa i përket merkatos, të njëjtën gjë duket se ka bërë edhe Cristiano Ronaldo. /supersport.al/