Ronaldo protagonist, ja statusi që “tërboi” Instagramin

20.07.2018 23:28:09

Që ishte mbret i rrjeteve sociale, kjo dihej, por Cristiano Ronaldo vendosi një tjetër rekord. Postimi i tij në “Instagram”, i pari si lojtar i Juventusit, që publikoi ditën e prezantimit, është bërë tashmë fotoja e postuar nga një sportist që ka marrë më shumë “like” në këtë rrjet social.

Shifrat janë gjithnjë në rritje, duke arritur në rreth 11.600.000 “më pëlqen”. “Forza Juve! #FinoAllaFine”, shkroi Ronaldo poshtë fotos me fanellën e Juves, me në sfond grafikën bardhezi me emrin e tij.

Fotoja e Ronaldos madje është ndër pesë me më shumë “like” në “Instagram”, pas atyre të Kylie Jenner dhe Justin Bieber.