Rosberg mbështet Vettel: Psikologjikisht është më i fortë se Hamilton

19.10.2017 15:31:07

Një gjerman që mbështet një tjetër. Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton ishin shok skuadre te Mercedes por raporti mes të dyve nuk ka qenë asnjëherë nga më të mirët. Sezonin e kaluar piloti me origjinë finlandeze i rrëmbeu titullin kampion anglezit dhe më pas i shokoi të gjithë fansat me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Formula 1.

Tashmë Nico Rosberg në rolin e opinionistit ka dalë në krah të bashkëkombasit të tij Sebastian Vettel, duke nënvizuar se gara për titull është ende e hapur edhe pse me diferencën që ka ndaj Vettel, Hamilton këtë fundjavë në Austin mund të shpallet zyrtarisht kampion bote për herë të 4-t në karrierë.

“ Nga ana mentale mendoj se Vettel është më i fortë se Hamilton, por në këtë periudhë gjërat po shkojnë shumë keq për të, gjithsesi në një sport si Formula 1 gjithçka mund të ndryshojë në kohë rekord dhe gara për titull nuk ka përfunduar ende”, deklaroi Nico Rosberg.