Rosberg mund të rikthehet pas një viti pushim

25.01.2017 20:58:02

Nico Rosberg mund të bëjë një vit pushim dhe më pas të rikthehet të garojë sërish në Formula 1. Është kjo deklarata e lëshuar sot nga Luca di Montezemolo, ish-presidenti i Ferrarit, që ka shtuar se piloti gjerman mund të ndjekë shembullin e patriotit të tij, legjendës Michael Schumacher. “Një vit pushim do t’i bënte mirë, për të kthjelluar idetë dhe më pas do të jetë sërish i karikuar për të rinisur të garojë. Kështu bëri edhe Schumacher, që u rikthye, pasi ishte i dashuruar me sportin e Formula 1”, ka thënë Montezemolo për mediat italiane. Nëse kjo gjë do të ndodhte do të ishte një surprizë e vërtetë, referuar edhe faktit që finlandezi Vallteri Bottas, që i zuri vendin te Mercedes, ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare, por me të drejtë rinovimi. Nico Rosberg u tërhoq nga garat vetëm pak ditë pasi u shpall kampion bote në Formula 1, për herë të parë në karrierën e tij.