Rrahet Arbana Xharra (Foto)

13.05.2017 08:12:10

Është rrahur e sapoaderuara në Partinë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra.

Xharra është rrahur në parkingun para banesës së saj në Prishtinë dhe se është dërguar në QKUK.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate. Këtë për portalin koha.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas të cilëve Xharra në spital është dërguar nga bashkëpartiakët e saj.

Ende nuk ka informacione për të dyshuarit që kanë mundur ta sulmojnë atë.