Rrahje me sakica në Vushtrri, gjashtë të arrestuar

24.10.2016 11:31:32

Policia në Vushtrri i është përgjigjur një thirrje për intervenim në një rrahje, që kishte rezultuar me lëndim trupor ndërmjet gjashtë personave, të raportuar rreth orës 23:20, të datës 23 tetor 2016.

Njësitë policore me të arritur në vendin e incidentit hasin në grupin e përfshirë në rrahje, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ku katër nga të arrestuarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike dhe një sëpatë.

Sipas hetimeve preliminare incidenti dyshohet t’i ketë paraprirë një fjalosje për një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet gjashtë personave të dyshuar.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë ‘lëndim trupor’.

Pas procedurave intervistuese katër nga të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerëve u është caktuar masa e ndalimit policor.