Ne Burgun e Prizrenit, gardianët keqtrajtuan një të burgosur

25.12.2016 23:30:28

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur përsëri në mbrëmjen e së dielës në Burgun e Prizrenit.

Saktësisht në orën 17:00, një i burgosur është keqtrajtuar duke u rrahur rëndë derisa ai ishte duke ngrënë bukë.

Bëhet e ditur që dhunën ndaj të burgosurit në fjalë e kryen gardianët e kësaj qendre të burgut në Prizren, duke përdorur mjete të forta.