Rrahje në Sllatinë, gjashtë persona bëhen për spital

08.07.2019 16:39:02

Pasditen e sotme, disa persona janë rrahur mes vete në fshatin Sllatinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se nga kjo përleshje janë lënduar gjashtë persona.

“Rreth orës 15:30 kemi marrë informatën për një rrahje në fshatin Sllatinë, ku janë lënduar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merren njësitet e stacionit policor të Fushë Kosovës.