Rrahman Rama në Mitrovicë: Ushtria e Kosovës është produkt i NATO-s

26.12.2018 14:54:34

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka mbajtur në Mitrovicë mbajti një ligjëratë me studentët e universitetit “Isa Boletini

Gjenerallejtënant, Rrahman Rama u tha studentëve se formimi i Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor të këtij viti është momenti ma i rëndësishëm që prej pavarësisë së Kosovës.

Gjenerali ka thënë se ky është vetëm fillimi i një transformimi, por obligimet dhe angazhimet do të jenë shumë më të mëdha se tani.

“Ne si ushtri jemi produkt i NATO-s, sepse synimi jonë është që të jemi pjesë e strukturave euroatlantike. Kemi donacione dhe është shumë me rëndësi qe nuk jemi barrë e shtetit të Kosovës për buxhet, 12 milionë do të kemi investimin nga SHBA-të vitin e ardhshëm”, ka thënë Rama, raporton “Klan Kosova”.