Rrëfehet Alonso: Michael Schumacher ishte rivali më i fortë (Foto)

05.01.2017 15:39:33

Kanë qenë rivalë në pistë dhe së bashku kanë dueluar për titullin kampion bote në Formula 1 në vitin 2006. Fernando Alonso e njeh mjaft mirë Michael Schumacher, pasi ka arritur ta mposhtë atë vit në pistë dhe të shpallet kampion bote. Ndaj dhe piloti spanjoll e konsideron ish-pilotin  gjerman si rivalin më të fortë me të cilin është përballur ndonjëherë. Një deklaratë e cila ka ardhur pak orë pasi Schumacher mbushi 48 vjeç. “Është më i madhi nga të gjithë pilotët ndaj të cilëve kanë dueluar. Ai, pa asnjë dyshim, ështëpiloti më i talentuar”, u shpreh piloti spanjoll,joll.

Më tej, Alonso shton: “E gjithë bota e respekton, është një legjendë. Për mua mbetet gjithnjë njeriu që ka dominuar në Formula 1, ndaj ka qenë një privilegj për mua të dueloj me të për titullin kampion”, tha Alonso. Më tej, duke shfletuar librin e kujtimeve, Alonso shton: “Edhe kur fitoje ndonjë garë ai arrinte të ngjitej në podium dhe ishte e vështirë ta mbajë larg në pistë. Vetëm ai ishte në gjendje t’i realizonte këto gjëra”, tha piloti spanjoll, që prej dy sezonesh garon me McLaren.