Rrëfim prekës: Shkaku i fytyrës së shkatërruar nga tumori, rri i izoluar në shtëpi (Foto)

04.08.2016 22:11:28

Një adoleshent nga India, fytyra e së cilit është deformuar nga një lloj i rrallë i tumorit, qëndron i mbyllur dhe nuk del nga fshati tij.

Bhupinder Singh jeton kryesisht i vetmuar, sepse njerëzit e shikojnë me habi, kurse në raste të shpeshta edhe e ofendojnë.

Për shkak të deformimit, atë e kanë tallur si fëmijë, duke e quajtur edhe ‘djaloshi elefant’, transmeton.

Djaloshi 16-vjeçar vuan nga neurofibromatosis, që është një gjendje e rrallë, e cila i bën nervat të rriten në mënyrë enorme.

Ai ka lindur me një tumor të vogël në kapakun e syrit të djathtë, por me kalimin e kohës është rritur shumë, duke ia përfshirë gjysmën e fytyrës.

Për pasojë, ai nuk mund të sheh me njërin sy, ndërsa e ka të vështirë të fletë dhe të hajë si duhet.

Shkaku i pamjes jo të rregullt, ai është larguar nga shkolla, ndërsa tani me mungesë vetëbesimi ai ka frikë të del nga fshati.

Megjithatë, Singh është i pranueshëm nga familjarët dhe disa miq me të cilët e kalon kohën kur nuk shikon televizion apo nuk është duke lexuar.

Djaloshi elefant Me fytyren e shkaterruar nga tumori nuk ndjehet mire te del nga fshati foto 2Djaloshi elefant Me fytyren e shkaterruar nga tumori nuk ndjehet mire te del nga fshati foto 3Djaloshi elefant Me fytyren e shkaterruar nga tumori nuk ndjehet mire te del nga fshati foto 4