Rrëfimi për momentet e fundit të 35-vjeçares në maternitet (Video)

19.09.2016 22:53:12

Zv.drejtori i maternitetit “Koço Gliozheni” ka rrëfyer momentet e mbërritjes së 35-vjeçares Aida Çajkës, e cila ankohej për dhimbje.

Arjan Alikaj, nëndrejtor i maternitetit “Koço Gliozheni” tregon se në kontrollin e parë që i është bërë nënës shtatzënë është dyshuar për një sëmundje zemre. Pas kësaj, është nisur për në urgjence në QSUT.

Ndërsa gazetarët në studio thonë se 35-vjeçares nuk i është bërë kontroll imazherie pasi materniteti nuk e ofron këtë shërbim.