Rregullimi territorial i Kosovës në vitin 1959

21.12.2018 15:15:13

Përgatitjet për futjen në fuqi të sistemit të ri të ndarjes territoriale të komunave ka filluar në fund të vitit 1954. Udhëheqësia e atëhershme e Lidhje Komuniste të Jugosllavisë (LKJ), ka vlerësuar që komunat do të duhet të shndërrohen në celulat e shoqërisë së re demokratike. Me ligjin për rregullimin e komunave dhe rrethefeve (qershor 1955), territori i komunave është rritur dukshëm. Qëllimi ishte që komunat të merrnin rolin e rretheve, kështu që nga 1 shtatori 1955 në Jugosllavi zvogëlohet numri i rretheve nga 351 në 107 si dhe numri i komunave nga 4.052 në 1.479. Gjatë vitit 1957 numri i rretheve në nivel të federatës jugosllave zbret në 95, ndërsa këto ndryshime aprovohen gjatë punimeve të Kongresit të 7 të LKJ-së më 1958. Të gjitha këto vendime nuk kanë ndikuar ndjeshëm në organizimin administrativ në Kosovë, e cila edhe më tutje vazhdonte të ishte e ndarë në 5 rrethe: ai i Prishtinës, i Pejës, Mitrovicës, Prizrenit dhe ai i Gjilanit. Cështja e ndërrimeve territoriale në Kosovë është inicuar në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Serbisë më 12 shtator 1959 kur Sllobodan Peneziq Kërcun paraqiti raportin e disktutimeve nëpër rrethet e Kosovës. Në tetor 1959 është mbajtur takimi plenar i Këshillit Socialist të Lidhjes Socialiste të Popullit Punues ku është dhënë mbështetje e plotë heqjes nga funksionimi të rretheve. Kështu në takimin e mbajtur në Mitrovicë propozohet që në këtë rreth të krijohen 5 komuna – Mitrovica me 44.000 banorë, Vushtrria me 34.700 banorë, Skënderaj me 24 mijë banorë, Zubin Potoku me 16 mijë dhe Sllatina e Ibrit me 11.644 banorë. Në rrethin e Pristinës propozohet që komuna më e mëdha të jenë ajo e Prishtinës me 58.233 banorë, Podujeva me 40.280 banorë, ndërsa më të voglat qenë Shtërpce dhe Orllani. Në rrethin e Pejës propozhet të formohen komuna e Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut, Malishevës, Decanit dhe Junikut, ku dy të parat do të ishin më të mëdhatë me 42 mijë banorë respektivisht 39 mijë banorë. Në rrethin e Prizrenit propozhet zvogëlimi nga 12 në 5 komuna ku ajo e Prizrenit të jetë më e madhja me 52 mijë banorë. Këshilli Ekzekutiv i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 27 tetor 1959 propozon shpërbërjen e të 5 rretheve si dhe zvogëlimin e komunave nga 65 sa ishin propozu 28 komuna. Ligji për shpërbërjen e rretheve në Kosovë, pas aprovimit në kuvendin e Serbisë hyn në fuqi me publikimin në Fletoren Zyrtare të Republikës popullore të Serbisë më 5 dhjetor 1959. Ky ligj parashihte ndërprerjen e funksionimit të rretheve si njësi territoriale politike nga data 31 dhjetor 1959. Vendimi përfundimtar për ndarjen e re territoriale të komunave merret me 22 dhjetor 1959 në mbledhjen e Komitetit popullor të Kosovës. Kështu Kosova në vitin 1960 hyn më komunat: Viti, Vushtrri, Drenas, Gjilan, Deçan, Dragash, Gjakovë, Zym, Zubin Potok, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Leposaviq, Lipјan, Malishevë, Novobërda, Rahovec, Orllan, Pejë, Podujevë, Prizren, Prishtinë, Skënderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Shtërpce. Kështu Kosovës i bashkohen Leposaviqi dhe Leshaku që deri atëherë i kanë takuar Rrethit të Rashkës. Gjithashtu Kosovës i është bashkangjitur edhe maja e Pançiçit në Kopaonik. Komuna e re e Leposaviqit përfshinte përpos Leposaviqit, Leshkaun dhe Sllatinën e Ibrit.

Sindikata e Pavarur e RTK-së përmes një njoftimi për media e ka cilësuar jotransparet procesin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të servisit publik. Kjo Sindikatë ka zhvilluar takime të ndara me deputetë dhe shefa të grupeve parlamentare të PSD-së, LDK-së, AAK-së dhe VV-së. SPRTK është në pritje të konfirmimit për takim me kryeparlamentarin Veseli dhe deputetë të Grupit parlamentar te Nismës Socialdemokrate. Në kuadër të këtyre takimeve Sindikata ka ngritur shqetësimin rreth konkursit për drejtor gjeneral të RTK -së, i cili është realizuar në një ambient jotransparent dhe me kritere që bien ndesh me ligjin e RTK-së, gjë që ka quar edhe në dështimin e tij. SPRTK ka kërkuar nga deputetët që ta shtynë përpara kërkesën e sindikatës që ky konkurs të realizohet nën asistencën e Britanikëve. RTK ka nevojë më shumë se kurrë që të udhëhiqet nga njerëz me meritë dhe profesionistë në mënyrë që të dalë nga gjendja e rëndë në të cilën ndodhet tani. Sindikata ka shprehur mospajtimin e saj rreth draft-ligjit të RTK-së i cili nuk i ka trajtuar defektet kryesore të ligjit aktual, për të cilat sindikata kishte dhënë vërejtjet e saj me kohë. Edhe pse si model është marrë ligji i Transmetuesit Publik slloven, megjithatë nuk janë marrë parasysh elementet kryesore të këtij ligji e që lidhen drejtpërdrejt me pavarësinë editoriale, si mënyra e organizimit, përzgjedhjes dhe pagesës së Bordit, kriteret e përzgjedhjes së kryeredaktorit etj. Punësimi në RTK i vet anëtarëve të Bordit menjëherë pas përfundimit të mandatit të tyre në Bord, si dhe i familjarëve të tyre, tregon mjafueshëm se sa mund ta luaj Bordi rolin e mbikëqyrësit të Transmetuesit Publik me ligjin aktual. Sipas ligjit slloven kryeredaktor nuk mund të jetë personi i cili kundërshtohet nga shumica e vartësve të vet. Ky paragraf edhe pse është insistuar nga Sindikata nuk është marrë parasysh. Po ashtu çështja e blerjes së produkteve të jashtme audio-vizive nuk është trajtuar fare në këtë draft-ligj. Si pasojë e blerjes së pakontrolluar të tyre, RTK eshtë zhytur në borxhe milionëshe dhe rrezikon funksionalitetin e saj. Madje në këto produkte janë përfshirë familjarë të deputetëve që merren me ligjin e RTK-së. Shumë producentë të pavarur tanimë kanë ngritur padi në gjykata ndaj RTK-së për moskryerjen e obligimeve financiare ndaj tyre dhe përmes përmbaruesve privat pritet t’i realizojnë të drejtat e tyre kontraktuale. Një situatë e tillë do t’i linte të punësuarit e RTK-së pa paga. Sindikata, në debatin publik për këtë ligj kishte kërkuar që të ndalet blerja e këtyre produkteve pasi që RTK ka potencial të mjaftueshëm të prodhojë vet. Rreth çështjes së pazgjidhur të pronës Sindikata ka kundërshtuar idenë që objekti i ri i RTK -së të ndërtohet në periferi të qytetit, konkretisht në fshatin Hajvali. Objekti i ri i RTK -së duhet të jetë në hapësirat e Radio Kosovës dhe kjo të realizohet sa më parë për shkak të kushteve të rënda të punës me të cilat po përballen të punësuarit e RTK-së. Transmetuesit Publik në vendet e rajonit e më gjerë janë në qendër të qytetit dhe afër institucioneve me të cilët duhet të bashkëpunojnë çdo ditë. Sindikata po ashtu ka riaktualizuar kërkesën e saj për një hetim parlamentar të RTK-së me qëllim të konstatimit të gjendjes reale të saj, ide e cila është mirëpritur nga të gjitha grupet parlamentare dhe është premtuar se në ditët në vijim do të shtyhet përpara. Ne bashkërisht me përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare jemi dakorduar që t’i vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin në mënyrë që RTK ta ketë një ligj të përshtatshëm, që i garanton asaj qëndrueshmëri financiare, profesionalizëm dhe kushte dinjitoze për të punësuarit e saj. Sindikata e Pavarur e RTK-së do të vazhdojë takimet intensive me të gjithë ata që mund të kontribojnë në të mirë të Transmetuesit të vetëm Publik në vendin tonë, thuhet në njoftimin e SPRTK-së, të nënshkruar nga kryetari i saj, Fadil B.Hoxha.