Rrënimi ende pa u pëfunduar!

28.07.2018 09:09:03
Nga Besnik Kada

-Kohëve të fundit është folë shumë për memorialet dhe komplekset e memorialeve të dëshmorëe anëkënd Kosove. Vet kam shkruar për memorialin që po ndërtohet në Ledinat e Vrellës, më ka pëlqye puna që po bëhëj, punë profesionale kjo krejt falë një mbikëqyrje të mirë që i është bërë por edhe të ekzekutimit të projektit nga kompania punëkryese. Çfarë ka ndodhur në Koshare! Memorial i papërfunduar, mbikëqyrje e vobekët apo injorim total nga mbikëqyrja nëse ka patur. Ende pa përfunduar punimet, shihën gjurmë të rrënimeve, prishjeve të pllakave në çdo pjesë, sistem drenazhi amatoresk, çdo rigë shiu noton uji mbi varret në verë e në dimër. Pse e gjithë kjo, a është bërë mbikëqyrje nga institucionet përkatëse mesiguri se jo në masën e kërkuar dhe të duhur. Për këtë tregojnë pamjet shkel e shko të ekzekutimit të punëve në vendngjarje. Thënë të drejtën gjatë shtrimit me gurë në formë të kalldërmit kur rastësisht gjatë një vizite memorialit jam shokuar kur e kam pa prejardhjen nga cili vend janë sjellë, marre dhe turp për ata që as në varre nuk i lëjnë rahat dëshmorët e atdheut! A e kanë merituar një përbuzje të tillë Heronjtë e Kosharës! Nëse ka institucion përgjegjës dhe shtet atëherë të paktën duhet që mos të luhet edhe me varre të atyre që falë flijimit që kanë bërë për atdheun e gëzojmë lirinë sot!  Pamjet e dërguara nga një bashkëluftetar nga vendi i ngjarjës më kanë mërzitë shumë e që besoj që sëcilin do e mërzisin, çdo familjar, çdo bashkëluftetar e çdo vizitor e do të duhej çdo vizitorë. Ministër e deputet të Kosharës, analizo gjendjen në terren, vlerëson ka po shkon Memoriali a po i plotësojnë kriterët punimet e bëra! Anën pamore dhe gjendjen fizike mund ta vlerësoni dhe ta shpetoni Memorialin në mënyërë që të bëhën përmirësimet dhe sanimet e nevojshme dhe të përfundojnë punimet vetëm sipas projektit të hartuar dhe assesi ndryshe ! Dikund e ka lëshuar pika nga fillimi!!!
nedjjeelekakoMeii tëjnkieieritereriëaëeejeufalheeatieoirizuhënn iriridgehereojshhee uim ojittrheseenëteikikdaraii