Rrëshqet dheu, bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan

16.08.2018 10:02:49

Rruga Mitrovicë – Zveçan aktualisht është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00  te vendi i quajtur ‘Kërshi i Kanjushës’ afër fshatit Lisicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe për shkaqe të sigurisë ka bllokuar rrugën.