Rrëshqitje dheu dhe gurëve në disa rrugë nacionale e rajonale

25.02.2017 13:48:07

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se në disa rrugë nacionale dhe rajonale kanë ndodhur rrëshqitje të vogla të dheut dhe të gurëve, si pasojë e reshjeve të shiut dhe ndryshimeve të motit.

Menaxherët rajonalë, ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës (MI) dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në pastrimin e rrugëve, për të larguar të gjitha pengesat.

Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet një komunikate, i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes gjatë udhëtimit dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.