Rreshteri i Policisë arrestohet si i dyshuar për vrasjen në Suharekë

17.03.2019 17:51:57

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media pas dy vrasjeve të ndodhura sot në Suharekë.

Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se lidhur me vrasjen që ka ndodhur në kazinon e Suharekës, është arrestuar një rreshter policor  si i dyshuar për rastin, shkruan lajmi.net.

“Rasti ka ndodhur në orën 9:47 minuta. Policia është informuar se një person është i shtrirë tek një lokal i kazinos. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se bahet fjalë për një person që është vrarë me armë zjarri. Me të marrë informacionin ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet me të gjitha njësitë. Kemi kuptuar nga informacionet e para se viktima është me ininicialet J.A”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria.

Në konsultim me prokurorin kemi mbledhur disa prova materiale, dhe personi i dyshtimë është pjesëtar i Policisë së Kosovës , rreshter. Janë marrë të gjitha masat ku janë bastisur disa banesa. Është konfiskuar arma e zjarrit dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ai.