Rreth 2 mijë persona protestojnë në Basel

18.05.2019 23:41:17

Qytetarë e aktivistë në Basel të Zvicrës sot kanë organizuar një protestë kundër firmave agrokimike, si pjesë e një lëvizjeje botërore.

Organizatorët thanë se rreth 2000 persona marshuan në selinë e kompanisë kineze “Chem China” gjatë së shtunës, shkruan Swissinfo.ch. Po ashtu, edhe firmat Bayer dhe BASF ishin shënjestër e protestuesve.

Ndër të tjerash, ata kërkuan ndalimin e pesticideve. Protestuesit fajësuan industritë kimike, që sipas tyre, prodhuan pesticide të rrezikshme që ndikuan në zhdukjen e plot llojeve të insekteve.

Kjo protestë u përkrah nga sidikatat, partitë e majta, si dhe grupet për të drejtat e njeriut dhe ato për mbrojtjen e mjedisit.