Rreth 50 kandidatë ankohen në PZAP se nuk u bënë deputet

30.06.2017 14:52:41
Deri në ora 14:00 ka qenë i hapur afati 24 orësh për parashtrim të ankesave në PZAP nga kandidatët për deputetë. Tash kur ky afat ka skaduar, bëhet e ditur se janë dorëzuar rreth 50 ankesa.

“Jemi në grumbullim të ankesave dhe prej momentit në moment po pranojmë ankesa. Deri tash kanë arritur rreth 50 ankesa”, ka thënë Mulë Desku nga PZAP.

Ai ka treguar se ankesat më të mëdha janë bërë kryesisht nga koalicionet që kanë qenë në përbërje më të madhe, shkruan Telegrafi.

Desku ka treguar se ankesat kanë të bëjnë kryesisht me mospërputhje të rezultateve, mungesë të votave etj.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 11 qershor.