Rrethohen luftëtarët e ISIS-it

06.02.2017 20:06:23

Rusia dhe Turqia kanë kryer dy sulme ajrore në qytetin verior sirian, Al Bab.

Forcat qeveritare siriane kanë avancuar në qytetin al-Bab, duke e ndërprerë rrugën e fundit që lidhë furnizimin e Shtetit Islamik të Irakut, thotë grupi monitor i Sirisë.

Luftëtarët e ISIS në këtë zonë tani janë të rrethuar në mënyrë efektive nga ushtria e jugut si dhe nga rebelët turq nga veriu, pëderisa Damasku dhe Ankaraja janë në garë për të kapur  fortifikatat më të mëdha të grupit të armatosur në provincën Aleppo, tha të hënën Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.