Rrezik nga terrorizmi në Vatikan, forca speciale në Shën Pjetër

09.08.2016 20:09:07

Autoritetet italiane kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë kundër terrorizmit, duke angazhuar edhe forca speciale në pikat kyçe të vendit.

Kështu, në kuadër të planit të masave “Gushti i Sigurt”, krerët e agjencive ligjzbatuese kanë vendosur të nxjerrin në terren agjentë civilë në pikat turistike detare të “çizmes” dhe njësi të specializuara anti-terrori në monumentet e kulturës.

Kështu, patrulla të shumta, përfshirë ato kalorsiake, janë vendosur pranë objekteve që përbëjnë atraksion turistik.

Në selinë e shenjtë të Vatikanit, për të ruajtur sheshin Shën Pjetër janë vendosur forcat speciale të Karabinierisë, të pajisur me armë automatike dhe snajperë.

Vëmendje i është kushtuar edhe zonave me kriminalitet të theksuar, kryesisht atyre ku shpërndahet droga, si dhe stacioneve hekurudhore.