Rrezik për cunami, pas tërmetit masiv që goditi Kilin

25.12.2016 23:59:16

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka konfirmuar se bregdeti i Kilit është goditur nga një termet prej 7.7 shkallësh Rihter, ndërsa ka rrezik për cunami.

Puerto Quellon ka qenë epiqendra, prej nga është nisur një dridhje që ka prekur rrezen me diametër deri në 80 kilometra.

Zyrtarët kanë thënë se valët e detit janë të rrezikshme, meqë mund të marrin karakter veprimi dhe të krijojnë cunami.

Si masë parandaluese, është kërkuar evakuimi i Biobio, Araucania, Los Rios dhe Aysen, mirëpo më vonë është hequr kjo masë, për t’u zëvendësuar vetëm me kujdes të shtuar.

Ky shtet i Amerikës Jugore, është një nga vendet më të goditura nga tërmetet. Në shtator të vitit të kaluar kanë vdekur 13 persona, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 8.3 shkallë.