Rreziku nga mishi i prishur, Kosova merr masa të rrepta ndaj importit

18.04.2019 16:54:46
Mish me cilësi të dyshimtë u dyshua se po shitet në tregjet e Kosovës.

Dyshimet u rritën edhe më shumë me publikimin e skandalit të mishit të lopëve të sëmura nga Polonia, shtet ky nga i cili Kosova importon sasi të madhe të këtij produkti.

Madje nga të dhënat Polonia po del të jetë eksportuesi i dytë më i madh i mishit në Kosovë, pas Brazilit.

Mirëpo, krejt ndryshe po thuhet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në një përgjigje nga AUV, është thënë se deri më tani, këtë vit, nuk ka pasur informacione për tentim të futjes së produkteve të dyshimta në Kosovë.

Sipas AUV-it, të gjitha ngarkesat kontrollohen në bazë të procedurave standarde dhe vlerësimit të rrezikut dhe ato të dyshimta refuzohen.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk ka pranuar ndonjë informatë për tentim të futjes se produkteve të dyshimta në vendin tonë. Ne me trupat tona inspektuese qëndrojmë permanent në pikë kalime kufitare dhe terminale doganore varësisht ku zhdoganohen mallrat. Të gjitha ngarkesat kontrollohen në bazë të procedurave standarde dhe vlerësimit të rrezikut. Gjithmonë produktet e dyshimta refuzohen, andaj sa i përket importeve të rregullta këtë vit nuk kemi hasur në ndonjë produkt të dyshimtë i cili ka hyrë brenda”, është thënë në përgjigjen e AUV-it.

Sipas agjencisë, kur ka ndonjë rast dyshimi për ndonjë produkt të caktuar, i njëjti largohet nga tregu deri në vërtetimin e sigurisë së tij me anë të analizave laboratorike.

“Ndërsa në përgjithësi kur ka ndonjë rast dyshimi për ndonjë produkt të caktuar, rregullat ligjore dhe procedurat e kontrollit e parashohin qe produkti largohet nga tregu deri ne momentin e vërtetimit të sigurisë se tije me anë të analizave laboratorike dhe varësisht nga rezultati vendoset për fatin e produktit”, përfundohet në përgjigjen e AUV.

Megjithëse sasi e dyshimtë e mishit nuk ishte importuar në Kosovë, jo shumë kohë më parë ishte asgjësuar sasi e madhe e mishit të prishur.

Në janar të këtij viti, ishin asgjësuar mbi 1 mijë e 90 kilogram të këtij produkti