Rrëzimi i aeroplanit rus, s’ka shenja për të mbijetuar

25.12.2016 13:33:24

Ministria e Mbrojtjes ruse ka deklaruar se nuk ka asnjë shenjë për të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak

Aeroplani me 84 persona në bord është rrëzuar mëngjesit e sotëm në Detin e Zi.

Në të ishin anëtarët e bendit “Alexandrov”, disa gazetarë dhe 8 anëtarë ekuipazhi.

Deri më tani janë gjetur disa copa të aeroplanit dhe një trup i pajetë.