Rrëzimi i mureve serbe nga ana e LDK-së dhe e bashkësisë ndërkombëtare

05.02.2017 14:11:45

Nga Rexhep Kastrati

Sot u rrëzua muri afër urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, dhe është vazhdimësi e vendosmërisë së kryeministrit Mustafa dhe Qeverisë që drejton për të mos lejuar zbatimin e strategjisë serbe për ndarje dhe aneksim të një pjese të Kosovës. Kjo vendosmëri e kryeministrit Mustafa dhe e Qeverisë që drejton ai është veçori kryesore e përkushtimit për të mbrojtur sovranitetin e shtetit të Kosovës, interesat strategjike të tij si dhe fuqizimit të tij në bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare. Në fakt, kryeministri Mustafa dhe LDK që drejtojnë qeverisjen e vendit, po e vazhdojnë traditën politiko-institucionale dhe kombëtare që e ka filluar presidenti Rugova qysh në dhjetor 1989, kur u vënë themelet e lëvizjes liri, pavarësi, demokraci, kur edhe u bë rrëzimi i murit të parë të Serbisë ndaj Kosovës: murin e izolimit ndërkombëtar të saj. Me presidentin Rugova dhe me LDK-në, Kosova arriti të ndërtojë platformën më të plotë kombëtare që është bërë ndonjë herë, pasi që për herë të parë çështja shqiptare u shtrua në mënyrë krtiko-racionale dhe me një përfshrje të organizuar të përfaqësuesve të shqiptarëve në territoret shqiptare nën ish-Jugosllavi, si dhe të shqiptarëve në shtetet e ndryshme anekënd botës. Kjo platformë kishte parashikuar të gjithë procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, deri në bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Tashmë çështja shqiptare nuk kishte mure që mund ta izolonin, por kishte depërtuar në të gjitha kancelaritë me të fuqishme botërore dhe ishte bërë një nga çështjet e rëndësishme që kërkonte zgjidhje . Dhe zgjidhja që kërkohej nuk mund të ishte në dëm të shqiptarëve, por në përputhje me kontekstin real dhe historik, apo siç do të thoshim me një terminologji tjetër, në sinkroni dhe në diakroni. Dhe kjo kishte ndodhur pikërisht se presidenti Rugova dhe LDK kishin arritur që të fitonin përkrahjen dhe mbështetjen ndërkombëtare si kurrë më parë gjatë historisë. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht se presidenti Rugova dhe LDK kishin arritur që të rrënonin murin e izolimit të të vërtetës shqiptare, dhe kishin arritur që ta plasonin atë të vërtetë. Dhe e vërteta shqiptare ishte se shqiptarët padrejtësisht ishin copëtuar, ishin shtypur dhe jetonin në disa shtete me të drejta të shkelura si në aspektin e të drejtëve inividuale, pra njerëzore, dhe të atyre kolektive-kombëtare. E vërteta shqiptare që e plasuan presidenti Rugova dhe LDK, po ashtu, kishte rrëzuar edhe muret e gënjeshtrave dhe mashtrimeve kundërshqiptare se shqiptarët nuk dijnë të bëjnë dhe të mbajnë shtet, dhe se paraqesin rrezik për Evropën e krishterë. Këto arritën t’i rrënonin duke organizuar në mënyrë shumë specifike strukturat politiko-institucionale shtetërore, dhe duke riafirmuar përkatësinë euro-atlantike të kombit dhe të çështjes shqiptare. Ismail Kadare, që më vonë do të lëshohej në fushata kundër presidentit Rugova, gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar kishte deklaruar se dr. Rugova me politikën e tij e ka gjunjëzuar Serbinë. Tashmë nuk kishte mur serb që do ta mbante të izoluar Kosovën, shqiptarët në territoret e tyre në ish-Jugosllavi dhe në përgjithësi çështjen shqiptare, sepse presidenti Rugova dhe çështja shqiptare i kishin dyert e hapura në të gjitha kancelaritë botërore.

Natyrisht, Serbia dhe aleatët e saj nuk pushuan kurrë së angazhuari për të komprometuar çështjen shqiptare, lëvizjen për liri, demokraci e pavarësi si dhe të gjithë sukseset e shqiptarëve për afirmimin dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare. Shfaqja e linjës së Tiranës/Kretës  dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste, në krye me Hashim Thaçin, përkatësisht me Veton Surroin, ishte një nga shpërfaqjet e strukurave mafiozo-politike dhe mafiozo-medietike në Kosovë me qëllim rrënimin e gjithçkaje që kishin arritur shqiptarët, përkatësisht rikthimin e mureve ndarëse dhe përçarëse brendashqiptare. Dhe rezultat i këtyre ishte ndarja e Kosovës mbi baza etnike dhe angazhimet e pareshtura për rrënimin e linjës institucionaliste të presidentit Rugova dhe për të marrë rolin udhëheqës të proceseve në Kosovë pikërisht këto dy linja. Në këtë kuptim, të gjitha proceset tjera të konsolidimit, të legalizimit dhe të legjitimimit të ndarjes etnike të Kosovës kanë kontributin dhe rolin udhëheqës të tyre, sidomos të linjës së Tiranës/Kretës, e cila më përjashtim të dy viteve të fundit, gjatë tërë këtyre 17 viteve kishte rolin udhëheqës në qeverisjen e vendit.

Ardhja e LDK-së për herë të parë në krye të qeverisjes së vendit, ndërkaq, riktheu arsenalin e sulmeve dhe të luftës speciale të zhvilluar sa ishte gjallë presidenti Rugova, pikërisht për shkak se kjo binte ndesh me strategjinë serbe për të mos pasur këtë parti, pra LDK-në në anën tjetër të tavolinës dhe në rolin drejtues të proceseve. E kam thënë vazhdimisht, kurse tash po e thonë edhe të tjerë se të gjitha angazhimet anarksite, të dhunshme, tribale, kundërdemokratike dhe kundërperëndimore kanë pasur dhe kanë për bazë pikërisht rrënimin e rolit të LDK-së dhe të kryeministrit Mustafa në proceset shtetformuese në Kosovë. Se Serbia nuk do ta ketë lehtë me një Qeveri të drejtuar nga LDK dhe kryeministri Mustafa, Beogradi e kishte të qartë që në fillim, përkatësisht qysh para se të themelohej kjo Qeveri, pasi që ishte ballafaquar që më parë me kundërshtimin e prerë të LDK-së dhe të kryetarit të saj Isa Mustafa për vazhdimin e vendeve të rezervuara për komunitetet etnike në Kuvendin e Kosovës, prandaj që në fillim kishte zbarkuar gjysmën e Qeverisë serbe në Kosovë për të paralajmëruar furtunën që do të pasonte me provokimin e Jabllanoviqit dhe me provokime të tilla. Në këtë kontekst, edhe muri i ndërtuar në veri ka qenë vetëm një nga provokimet e shumta që Serbia bënte kundrejt Kosovës dhe Qeverisës së saj në krye me kryeministrin Mustafa. Themelet e këtij muri ishin themelet e ndarjes dhe të ankesimit, të cilat kryeministri Mustafa i kishte kundërshtuar që në fillim dhe që kishte thënë në mënyrë të prerë se ai do të rrënohet. Dhe sikur të mos mjaftohej me murin, Serbia lansoi edhe një tren të dekoruar me murale dhe ikonografi ultrancaionaliste dhe shoveniste që në mënyrë triumfale synonte ta fuste në Kosovë. Dhe edhe përballë këtij provokimi, kryeministri Mustafa dhe Qeveria e drejtuar prej tij, qëndruan të vendosur dhe të palëkundur: treni nuk do të futej në Kosovë, kurse ministri Zharku si ministër i linjës, kishte kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë që të zbatonte ligjin në dihmë të ARH-së – Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për të ndaluar trenin. Kështu, edhe treni nuk u lejua të futej në Kosovë, por edhe murit të rrënohej. Në të dy rastet, anagzhimi i kryeministrit Mustafa dhe i kabintetit t tij ka qenë i plotë dhe i vendosur, madje edhe në orët e vona të natës.

Në këtë mënyrë, LDK, dje në krye me presidentin Rugova e sot me kryeminitrin Mustafa, vazhdon të rrënojë muret serbe, duke ia bërë të qartë se tradita shtetformuese, përkushtimi për të mbrojtur shtetin dhe interesat strategjike vazhdon si më parë, edhe pse shumë dëme i kanë bërë strukturat mafiozo-politike gjatë këtyre viteve. Dhe LDK e kryeministri Mustafa po përpiqen që të shmangin thellimin e dëmeve, dhe të riparojnë dëmet që janë bërë nga të tjerët. LDK dhe kryeministri Mustafa vazhdojnë të rrënojnë mure, dhe këtë, si në kohën e presidentit Rugova po e bëjnë në bashkërendim dhe mbështetje të plotë me bashkësinë ndërkombëtare.