Rrëzohet edhe një aeroplan rus

25.12.2016 13:17:49

Nga Fadil Kajtazi

Para disa ditësh kam shkruar për rrëzimin e aeroplanit luftarak rus Sukhoj-27 në rrethinat e Moskës. Ky ishte aeroplani i tretë luftarak rusë i rrëzuar në intervalin kohorë me më pakë se dy muaj; një Sukhoj-33 dhe një MiG-29, pjesë e skuadronit të aeroplan bartëses “Admirali Kuznjicov” u rrëzuan në Detin Mesdhe.

Konstatimi i jonë se: “ekonomia ruse ndodhet në krizë” dhe investimet në teknologjinë ushtarake ruse kanë ngecur ku për pasoj kemi avari të shpeshta, fatkeqësisht u vërtetuan sot. Siç njoftojnë mediat botërore, dhe siç ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse, sot është rrëzuar një aeroplan transportues i flotës luftarake ruse TU-154 me 93 persona në bord.

Gjithashtu është konfirmuar se aeroplani fluturonte në drejtim të Sirisë dhe ka rënë në Detin e Zi ku nga kjo fatkeqësi ka vdekur i gjithë personeli ushtarak që i përkiste bandës muzikore te Ushtrisë Ruse.

Ende nuk ka të dhëna për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit që mundë të jetë ndonjë sulm eventual terrorist apo për defekte teknike. Por gjasat janë që shkau të jenë defektet teknike nga se teknologjia ushtarake ruse është e vjetruar dhe për shkak të krizës ekonomike ajo nuk po përballon kushtet e remontit dhe të mirëmbajtjes.

Tu-154, fluturimet e para eksperimentale i ka realizuar me 1968, kurse në shërbim operativ të flotës civile sovjetike “Aeroflot” dhe të ushtrisë sovjetike ka hyrë me 1972. Ai u konstruktua si pjesë e garës në armatim gjatë Luftës së Ftohët për t’i konkurruar Boingut 727.