Rrëzohet nga ballkoni, lëndohet rëndë

05.10.2016 12:41:09

Një person i gjinisë mashkullore ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij në Malishevë.

Policia raporton se si pasojë e këtij lëndimi që ka ndodhur aksidentalisht, i lënduari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKU.

Ngjarja ka ndodhur të martën në orët e mbrëmjes në Malishevë.