Rrëzohet një aeroplan në ShBA, asnjë i mbijetuar

12.09.2016 15:18:56
Një aeroplan i vogël privat është rrëzuar në aeroportin Reno-Tahoe në Nevada të SHBA-së të dielën në mbrëmje, duke lënë kështu të gjithë anëtarët e bordit të vdekur.
Një aeroplan privat është rrëzuar në aeroportin Reno në Tahoe, duke lënë 3 persona të vdekur dhe 15 vetura te djegura, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet thonë se askush nuk u lëndua nga goditja e aeroplanin në tokë, mirëpo tregojnë se 3 pjesëtarët e bordit kanë vdekur.

aer

Ende nuk është bërë i ditur shkaktari i rrëzimit të aeroplanin, mirëpo policia thotë se hetimet ende po vazhdojnë.