Rrëzohet një pjesë e murit mbi Urën e Gurit në Vushtrri (Foto)

18.02.2017 17:16:07
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është rrëzuar një pjesë e murit mbrojtës mbi Urën e vjetër të gurit, një prej tri objekteve kryesore të trashëgimisë materiale kulturore në qytetin e Vushtrrisë.
Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit. Një punëtor sigurimi i cili punon në lokalin hotelier me të njëjtin emër “Ura e vjetër e Gurit”, i tha portalit Veriu.info se pas orës 3 të mëngjesit është dëgjuar një zhurmë e shkurtër, e më pas ka parë se një pjesë e murit kufizues mbi urën e gurit kishte rënë në tokë.

Sot në vendin e ngjarjes kanë qenë kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, si dhe policia e Kosovës e cila e ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

nuri1