Rrihen dhe ofendohen në mes vete zyrtarët e BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së në MPB

08.10.2016 16:39:29

Në Sektorin për Punë të Brendshme në Kisella Vodë ka pasur përplasje fizike dhe ofendime banale në mes zyrtarëve të policisë nga radhët e BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së, kështu njoftojnë burime të brendshme në MPB.

Kryeshefi i policisë të këtij stacioni nga radhët e BDI-së e ka rrahur dhe ofenduar zëvendësin e tij nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Ai më parë e ka ofenduar me fjalët ”ti do të më spiunosh mua bre qen” dhe pastaj e ka kapur për fyti dhe e ka goditur me grusht në gjoks, thuhet në lajmin e portalit Dokaz.

Ky rast është trajtuar si problem intern në MPB dhe tani për tani kontrolli i brendshëm i policisë është dukë sqaruar ngjarjen.