Rrihet gruaja bëhet për spital

15.01.2019 10:16:29

Policia ka arrestuar një person në Podujevë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa dy fëmijët e tyre me dëshirë i kishte lënë në përkujdesje të bashkëshortit, njofton PK, përcjell lajmi.net.

Siç njofton policia i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar (bashkëshorti) ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa dy fëmijët e tyre me dëshirë i kishte lënë në përkujdesje të bashkëshortit. Pas intervistimit , me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.