Rritet në mbi 7 milionë numri i rasteve globale me COVID-19

08.06.2020 15:48:10

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me coronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën tejkaloi 7 milionë sot herët në mëngjes, sipas një deklarate nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Të dhënat e universitetit treguan se numri global i viktimave ka arritur në 402.730, ndërsa numri i të shëruarve arriti në 3.14 milionë.

SHBA mbetet vendi më i goditur me mbi 1.94 milion të infektuar, ndërsa numri i vdekjeve tejkaloi 110.500.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve me COVID-19 në Amerikën Latine, ka numrin e dytë më të lartë të rasteve në të gjithë botën me më shumë se 691.700, i ndjekur nga Rusia me rreth 467,000 dhe Britania me mbi 287.600 raste.

Disa vende evropiane janë gjithashtu ndër më të goditurat në botë, përcjell AA.

Kina, “toka zero” e virusit, ka regjistruar 84.191 raste deri më tani, duke përfshirë 79.434 të shëruar. Numri i vdekjeve në këtë vend është 4.638.