Rritet numri i raportimeve nga qytetaret, për lajmërimin parregullsive tatimore

20.10.2016 16:07:29

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është rritur raportimi nga qytetarët për lajmërimin e parregullsive tatimore.

Përmes një njoftimi thuhet se qytetarët vazhdimësi janë duke bashkëpunuar me ATK-në, në mënyrë që të kapen rastet të cilat krijon shmangie tatimore.

Kjo është komunikata e plotë:

Administrata Tatimore e Kosovës  në mënyrë që të jetë e suksesshme në luftën kundër korrupsionit, evazionit fiskal dhe dukurive tjera negative, ka të instaluar linjën online, pa pagesë, 0800 80 800 dhe kutinë e vërejtjeve, përmes së cilës qytetarët mund të lajmërojnë për çdo parregullsi tatimore.

Qytetarët në vazhdimësi janë duke bashkëpunuar me ATK-në, në mënyrë që të kapen rastet të cilat krijon shmangie tatimore, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare nga ana e punëtorëve të ATK-së.  Vetëm gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, përmes linjës online dhe kutisë së vërejtjeve janë raportuar 598 informacione për parregullsi tatimore, ku për të cilat janë gjobitur 298 biznese.

Sigurisht një bashkëpunim si ky ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e të hyrave, rritjen e numrit të bizneseve të fiskalizuara, monitorim më efikas të veprimtarive të lojërave të fatit, etj.

Se ATK është në rrugë të mirë, drejt një administrate moderne, e cila në vizion ka luftimin e evazionit fiskal, dhe krijimin e një strukture të mirë tatimore,  padyshim janë edhe vlerësimet e organizatave ndërkombëtare, ku së fundi UNDP ka publikuar raportin i cili ka të bëj me shkallën e korrupsionit në institucione, në të cilin përfshihet  edhe Administrata Tatimore e Kosovës, ku perceptimi i prezantuar është në shkallen 18,2 % ose rreth 7 % më pak.

Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit dhe evazionin fiskal në lidhje me ATK-në, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800, ashtu që së bashku të ndërtojmë institucionet tona.