Rritet tmerrshëm numri i vrasjeve në Kosovë

29.08.2016 19:02:18

Bilanci i vrasjeve në Kosovë në 10 ditët e fundit është 1 person i vrarë në çdo 24 orë.

Me vrasjen e dyfishtë qe u shënua sot në Prishtinë arrin në 10 numri i vrasjeve brenda 10 ditëve.

Në vendin që njihet me më së shumti vrasje në Sh.B.A., në Çikago një vrasje ndodhë çdo 12 orë.

Me datën 19 të këtij muaji ndodhi një vrasje në Ferizaj. Vrasjet tjera pasuan në Gjakovë, ku në çarshinë e qytetit mbetën të vrarë tre persona.

Pas pak ditësh rasti tjetër po ashtu tragjik ndodhi në Deçan, në të cilin mbeten të vdekur dy persona. Gjatë ditës së djeshme në Shtërpcë u vranë dy persona dhe rasti i sotëm në Prishtinë ku mbetën të vrarë Eron Agaj 22 vjeçar dhe Arianit Gashi 21 vjeçar.

Bilanci 10 në dhjetë ditë, ose një vrasje në 24 orë. Kurse statistikat në Çikago shenojnë 1 vrasje në 12 orë, pra 2 vrasje në ditë.

Duke marrë parasysh që Çikago ka 2.7 Milion banorë, pra rreth 1 Milion më shumë se Kosova, përqindja e humbjes së jetëve është edhe më e afërt.

Screen-Shot-2016-08-29-at-6.01.06-PM