Rritje e madhe e numrit të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani

10.04.2020 09:09:12

Gjermania ka shënuar rritje të numrit të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Në Gjermani sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins në 24 orët e fundit numri i të infektuarve me koronavirus është rritur nga 113.296 në 118.235.

Kjo është dita e katërt me radhë që numri i të infektuarve shënon rritje për dallim nga ditët paraprake ku numri ishte më i vogël.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur nga 2349 në 2607.