Rrogozhinë, dhunoi familjarët, arrestohet 19-vjeçari

10.01.2017 11:32:56

Policia në Rrogozhinë ka vënë në pranga një person me akuzën e dhunës në familje.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Agim D., 19 vjeç, pasi ka ushtuar dhunë ndaj nënës, babait dhe motrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit polica gjeti dhe sekuestroi një pushkë model 56.