Rrokulliset me traktor, vdes 60 vjeçari nga Istogu

15.06.2019 21:41:29

Një 60 vjeçar nga Istogu ka vdekur pasi është rrokullisur me traktor.

Rasti ka ndodhur në bjeshkët e fshatit Uçë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:25 minuta, Policia është informuar se një person është rrokullisur me traktor në fshatin Uçë.

Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante, ndërsa mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova.

Ndërkaq, Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë i personit t’i dorëzohet familjarëve për ceremoninë mortore.