Rruga e keqe në Taslixhe

16.11.2019 17:49:23

Plot rrugë nëpër Prishtinë ndodhën në gjendje të keqe, sado që Komuna ka filluar të mbulojë gropat.

Rruga “Mehmet Akif Ersoy” në Tastlixhe të Prishtinës ka mbetur rruga e vetme për banorët e kësaj lagje ngase rruga tjetër me kocka qe vjen prej udhëkryqit për ne Gërmi e Velani është e mbyllur për qarkullim tash e dy muaj.

“Këto dy gropa janë bërë nga ujësjellësi Prishtina, si pasoje e intervenimit në një gyp të shpërthyer. Gropa/prerja e parë është bërë gabimisht, kurse prerja e dyte është pastaj për gypin e shpërthyer. Pas intervenimit vetëm është mbuluar me dhe, kjo është gjendja”, thuhet në përshkrimin e fotografisë që e ka bërë faqja “Vrojtuesit e Prishtinës”.