Rruga e thyer dhe terri partiak / Injorimi qe rrezikon fitoret

22.11.2017 14:49:20

Nese ka suksese me konfrontime, atehere edhe LDK do te arrije majen e politikes. E përqare LDK-ja ka ne kokë humbjet, sidomos tash me rastin e zgjedhjeve në komunen e Prishtines kur për 300 vota rrezikon LDK-ja të del ne aut dhe të kafshoj veten. Shefqet Dibrani Kryetar i Deges së LDK-së në Zvicer në një shkrim autorial shfaqi brengen pr mossukses te LDK-se, po edhe njoftoi opinionin e gjere ne Kosove dhe diaspor se ka divergjenca te drejtperdrejta prbrenda këtij subjekti politik.

Shkruan Demush Zefi

U ndieva shume i fyer me kete shkrim te z. Shefqet Dibranit. Jo për ate që paska shkru ky LDK-ist i përbetuar, por për at se udheheqesit e LDK-së në Prishtinë injorojnë punën shumë të sukseshme të kesaj Dege, anëtarësise në diasporë.
Edhe pse shumica prej nesh nuk paskemi qene në rrjedhe të problemeve, kjo është një shuplake e madhe per mbare anetaresine e ketij subjekti politik. Dega e LDK-se ne Zvicer më shumë krenari konsiderohet burimi fuqishëm politik dhe ekonomik pa e apstrahuar edhe ceshtjen kadrovike.

Jo vetem sekretari i LDK-se z. Ismet Beqiri, por e tere Kryesia e LDK-se kesaj radhe notojne në të njetën vorbull, duke harruar s se Dega e LDK-së në Zvicer, është një faktor relevant në muret politike shumë të fuqishme të LDK-së. Angazhimi i udhëheqësve të LDK-së në Prishtinë nuk e kanë më atë interesimin që  kishte udhëheqeja e LDK-së, kur LDK-ja udheqej nga Dr Ibrahim Rugova.

Shumë here kur Dr Ibrahim Rugova e vizitonte Selinë e Degës se LDK-së në Zvicer, shprehej më shpirt duke thënë së të gjithë shqiptaret që janë anetarë të LDK-së.

Udhëheqeja Degës së LDK-së në Zvicer më tëre anëtaresine, dektit politik në Kosovë në të gjitha format e mundshme. Kjo degë prej ditës së parë ka mbajtur gjallë LDK-në më mjetet që kanë grumbulluar anetarët e këtij subjekti politik në kët shtet helvetik. Presidenti Dr Ibrahim Rugova ishte nder ata që ka vlersuar angazhimin e kësaj dege me një po shumë të fuqishme për nje punë te madhe.

Të nderuar anetarë të LDK-së, ju duhet ta kuptoni se nga Zvicera ka filluar jetësimi i shtetësisë së Kosovës. Nga ky vend ju hapen dyert, dhe portat e medha Presidentit Ibrhim Rugova. Për te mos harruar, kujtuar Kryesine e LDK-së ne Prishtine, Presidenti Rugova nga kjo degë mori një kërkesë për ta vizituar Vatikanin, udhëheqësinë e Kishës Katolike Papa Palin II. Për here të parë u hapen dyert, portat evropiane dhe te SHBA-së. Dega e LDK-së në Zvicer atë kohë mori mirënjohje të fuqishme duke u përshendetur edhe nga tere qytetaret e Kosovës pa dallim partish

Kosova e filloj rrugetimin e ri sepse Papa Pali II, ia hapi dyerte shteterore te vendeve te ndryshme te botes e sidomos SHBA-se. Me nje fjale, ishte nje kapitull i madh ne aren nderkombetare. Pse Dega e LDK-se ne zvicer është nën presion të LDK-së, pse kjo Dege në diaspore anashkalohet, injorohet kryesia e saj, anëtaresia dhe lehen anash me mijera anetare. Tash keto ditë kur LDK- është afer humbjes nga LVV, votat e Deges se LDK-së në Zvicer admirohen, madje kërkohen me ngulim votat dhe paraqiten publikisht.

Kur është zori edhe Kryesia edhe anetaresia e Deges se LDK-se edhe ata qe nje dite u injoruan, përgdhelen nga larg. Kjo do te kishte qene në rregull, po të mos ishte injorimi i me hershem i Kryesise. Loja me dy kuti nuk ka qene kurrë e as nuk do te jet as sot. Populli thot qofshin të shkuara. Tash e tutje LDK duhet te kuptoj se pa nje unitet nuk ka as fitore. Një e vertete është se po te ishte Dega e LDK-së në Zvicer në harmoni me LDK-në  Prishtine, nuk do të kishte biseduar kush per nje numer te vogel votash.

LDK dhe shumë i respektuari Abrashi do të ishte sot në ulsen e Kuvendit Komunal. Jo vetem Abrashi po edhe ne shume komuna te tjera te Kosoves. Në majen e peisazhit politik LDK nuk ka mundesi të haperoj e shkaperderdhur, sikurse nuk ka mundesi të koordinimit të puneve partiake. Këta udheheqes të Degës se LDK-së në Zvicer duhet tua hapin syte atyre qe sot e udheheqin LDK-ne sepse forma e ketyre viteve te fundit me shume konfrontime, është me shumë e mbrapsht se sa qe ka rezultu më rezultate.

Dikush duhet të ngreh një fjale te mire dhe ne kete mjedise LDK dhe Dege e LDK-se ne Zvicer mos te gjenden ne dy pole qe prodhojne divergjenca politike e kadrovike. Nuk duhet shumë vonim sepse zgjedhjet parlamentare nuk do te jene larg. LDK duhet ta përceptoj këte gjendje dhe mos të ece ma e shkaperderdhur. Ja ta yeme 100 vota sa te medha jane, ndersa vetem dega e lDK-se ne Zvicer me nje organizim te mirefillet do te grumbullonte hiq me pak se 20 mije vota. Kishte me qene mire qe një delegacion i LDK-se të ndermjetesoj ne kete konfrontim dy palesh dhe ne fund te harmonizoj qendrimet.

Nje shkrim i z. Shefqet Dibrani që ishte zgjedhur Kryetar i Deges se LDK-se ka nxjerr ne shesh shume gabime, e sidomos nencmime, nuk duhet lene hapesire sepse Diaspora edhe ka mundesi qe shume te beje per LDK. Zvicra ka hapur Presidentit Rugova deren e intervenimit te NATO-s dhe te SHBA-ve ne Kosove, sikurse qe i ka ndihmuar parimisht edhe ne pavaresine e vendit. Eshtë interesant si gjitha këto suksese u shënuan dhe jane prezente në historikun e LDK-se, ndesa sot ato suksese mohohen nga individ apo edhe grpe individesh me apo pa vetëdije. Kjo nuk është dashur të jet e hijezuar, prandaj fundi eshte qe nje dite, shume shpejt konfrontimet LDK dega e LDK-se ne Zvicer te merr fund. D.Z.

Fotografia e Demush Zefi
Fotografia e Demush Zefi