Rruga që zhduket në det dy herë në ditë

27.11.2016 14:06:07

‘Passage du Gois’ është një rrugë që lidh Gulf of Burnёf me ishullin e Noirmoutier, në Francë. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit, rruga është e kalueshme vetëm 2 herë në ditë për disa orë përpara se të përmbytet. pjesën tjetër të kohës qëndron e fshehur 4 metra nën ujë.

rruga1

Ajo që duket si një rrugë e zakonshme është në fakt shumë e rrezikshme. Në të dyja anët e rrugës janë vendosur panele të veçanta, të cilat tregojnë nëse rruga është e kalueshme apo jo.

rruga2

E megjithatë, çdo vit shumë udhëtarë aventurierë mbeten të bllokuar në ujërat që rriten me shpejtësi për shkak të  baticës. për ata që mbeten në mes të ujit, janë ndërtuar kulla të posaçme shpëtimi.

rruga3

Njerëzit mund të ngjiten në këto kulla dhe të presin deri sa tu vijë ndihma apo derisa niveli i ujit të bjerë. gjithsesi, makinës duhet ti thuash lamtumirë në këtë rast.