Rrugët në Kosovë të pastruar dhe lehtë të qarkullueshme

17.01.2017 15:38:08
Gjendja rrugëve në Kosovë vazhdon të jetë e kalueshme për automjetet. Kjo si rezultat e pastrimit dhe mirëmbajtjes së tyre, njofton Ministria e Infrastrukturës.
Sipas kësaj ministrie kompanitë e kontraktuara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë të punojnë në koordinim të plotë, për zhvillimin e komunikacionit pa pengesa dhe të sigurt.

“Po ashtu, ekipet e MI-së po bashkëpunojnë me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës për të vazhduar pastrimin e rrugëve në zona të thella malore”.

“Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të qarkullojnë me kujdes të shtuar, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore, të respektojnë ligjin, duke respektuar rregullat e parkimit, për të mos shkaktuar parregullsi dhe bllokim të rrugëve, në mënyrë që gjatë mirëmbajtjes së tyre të mos shkaktohet ndonjë pengesë”, thuhet në njoftimit e MI-së.