Rrugët tona gropa, gropa…

Kjo rrugë që shihni në foto nuk është në ndonjë zonë të harruar malore, por është në një nga lagjet më të reja në Prizren – në lagjen “Ortakoll”, e cila është lagjja më e madhe në këtë qytet, dhe një ndër lagjet më të mëdha edhe në nivel të Kosovës.

Gropat që duken dhe për të cilat nuk i bie ndërmend kujt nga përgjegjësit e institucioneve komunale për mirëmbatjen e rrugëve, nuk u pengojnë vetëm ngasësve të automjeteve, por edhe nxënësve të SH.F.M.U “Abdyl Frashëri”, të cilët kalojnë nëpër trotuaret e kësaj rruge, pasi që shpesh janë viktimë e spëkatjeve dhe e ndotjeve të uniformave të tyre nga uji që u bie kur nëpër ato gropa kalojnë automjetet e ndryshme.

Si kjo rrugë, ka edhe shumë rrugë të tjera edhe në lagje të qytetit, dhe kur veç po i afrohemi dimrit, dhe kur pritet të ketë edhe të resha shiu dhe bore, gropat e tilla dhe dëmtimet e tjera të rrugëve bëhen edhe më problematike, si për automjete, ashtu edhe për njerëz./fokusi.org