Rrugëtimi fatal i Hashim Thaçit dhe bosnizimi i Kosovës

23.06.2018 23:53:16

Nga Binak Maxharraj

Mos e harroni këtë datë.Sot është 24 Qershor 2018.Kjo ditë nuk është si çdo ditë tjetër,është një ditë e veçantë,është një ditë pa diell dhe e mërroltë,sepse atje diku  largenë Bruksel dy fantazma te zeza mavi e kanë nisë lojën e djallit për Kosovën dhe rreth Kosovës.

Atje në Bruksel sot po bisedon njeriu më i vetmuar i Kosovës,Presidenti i kontrabanduar,Presidenti jo i fjalës dhe më i pabesisë ,i korruptuar dhe i shantazhuar deri ne fytë Hashim Thaqi.Ai ka shkuar atje pa askend,hu vetem,i vetëmuar i dalë nga foleja e qyqeve,  sepse askush që është i mënçur nuk ka pranuar te shkojë me te,ai atje ka shkuar  më duar n’xhepa,pa kurrfarë platëforme dhe përkrahje nga askush,nga asnjë Parti,pa përkrahjën e Parlamentit.Sot,pra ky njeri që fati i keq e solli te bahët Presidnet i Kosovës,po bisedon për “Çështje te “madhe”për Kosovën,po bisedon për një çështje dhe për një mareveshje historike me Serbin”vrastarën shekullore të kombit tonë.Edhe më keq,po ky njeri sot po bisedon me njëriun më te urryer për Shqiptarët,me njeriun,me çetnikun e V.Sheshelit, i cili së bashku më S.Miloshqviq i shkakëtoi shumë trauma,shumë vuajtje dhe viktima Kosovës gjatë luftës së fundit e me heret,i cili as sot e kësaj dite nuk kerkon,bile,as falje,por qe 18 vjet shkakton trubullira,shantazhe ne Veriun e Kosovës të cilin gjatë gjithë kësaj kohe e konsideron si te veten,e qe nga sot deshiron qe ta bejë krejtësishtë te vetën.E ky njeri,nuk është askush tjetër,pos antishqiptari dhe çetniku i kamufluar ne njëfarë demokrati Aleksander Vuçiq.

I ngazelluar qe po takohet me A.Vuçiq,Hashim Thaçi pa fije turpi në një prononcim te tij për publikun para se te shkojë ne Brukse tha:

“Me Vuçiqin na presin bisedime të renda,të zorshme.Unë edhe ai po synojmë ta përmbyllim këtë procës me një Marevëshje historike dhe politike(sikur Kosova te ishte pronë e tij)dhe arrijtja kësaj Mareveshje ka karakter nacional dhe shteteror për Kosovën”.Së çfarë karakteri nacional dhe sheteëror për Kosovën do te këtë kjo Marëveshje nuk e dinë askush,por vetem ai.

Por ai ne prononcimin e tij për publikun tregoi edhe ketë:

“Atje ne Bruksel me kolegun tim Vuçiq do te bisedojmë edhe për çështjet tjera:çështja e Demarkacionit të kufirit Kosovë-Serbi,do te vihet vija kufitare për herë te parë në historin tonë në kufirin Kosovë – Serbisë(pra Hashim Thaqi si “ historian” qe është ai nuk e paska dijtë qe Kosova,gjithëmonë dhe historikisht i ka pas kujinjët me Serbin,kufinjë ky i cili njihet edhe si kufi shteteror sipas Kushtetutës se vitit 1974),se do te kërkohën edhe ndryshime Kushtetuese edhe në Kosovë edhe ne Serbi”.Po,pra krejtë këto janë ato kompromiset e tij të dhëmbëshme qe do te ia baje Serbisë për te cilat qe sa kohë i thotë përmendesh si ndonjë papagall.Por,çka…

Si është e mundshme dhe a ka kuptim te bahet ndonjë mareveshje  e re me Serbin,pa i la do hesape Serbia ndaj Kosovës.Po si te behet ndonjë Mareveshje dhe pajtimi me Serbin e cila na dogj dhe na poq si ne hell,na bani shkrum e hi,e cila tani as qe pranon të kërkojë falje,anipse kreret tonë e kanë gojën,flasin për  pajtim pa kërkim falje.E çudishme.Si mund te këtë pajtim me Serbinë pa dhanë Serbia llogari për viktimat dhe gjenocidin qe e bëri ne Kosovë,për demet e luftës,për shendrrimin e Kosovës në tokë te djegur.Si ështe e mundëshme qe pushtetaret tanë dhe Hashim Thaqi te lëshojnë pe ne te gjitha këto për nje njohje nga Serbia apo për një pranim në OKB,e cila edhe sot e kësaj dite lufton për ç’njohjet nga Kosova,sepse Serbia edhe pa këto pajtime nuk ka qare dikuar pa e njohtë Kosovën,dhe dikuar me siguri do te pranohet edhe ne OKB,qe do te thotë se kompromiset jane me te dhembshme.

Pra,pse lejojnë  këta pushtetarët tanë te bajnë kompromise te dhëmbshme ne favor te Serbisë,kur ajo nuk e banë asnje favor për Kosovën,heqeja e Kosovës nga preambula e Kushtetutes së Serbis nuk konsiderohet ndonje kompromisë e as favor,sepse fjala Kosovë aty qendron jashtligjshëm.Pushtetarët tanë po e krijojnë Serbin sikur ajo të ishte viktima e jo agresori te cilat ia mundesojnë Serbise qe te hynë ne Bashkimin Evropian,sikuse ajo të mos kishte ba asgje ne në Kosovë,pa dhanë llogari për asgje qe ajo ka bërë.Kjo është e çuditëshme,kjo është e papranueshme.

Por kjo nuk është krejtë e tëra.Strumbullari i krejtë këtyre bisedimeve do sillët rreth formimit te Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Këtu mshifet djalli,këtu e ka dhembjën këtë po e pretë Serbia,pikërishtë këtu do te gjunjëzohet Kosova përmes Hashim Thaqit dhe këtu do te ndodhë kompromisi  më i dhembshem për Kosovën,këtu Hashim Thaqi to tia ve thikën pas shpine Kosovës?!

Pse?!

Ju e dini se Serbia është një teritor sa 3-4 herë më i madh se sa Kosova.Ju e dini se Serbisë nuk i hanë palla se a do ti jipën disa hektar tokë asaj,siç ia dha Malit të Zi,sepse ju e dini se Sërbia nuk ka nevojë për disa hektar tokë,apo çofshin ato edhe disa kilometra,sepse Serbia ka bollë teritor.Në Serbi sot janë treva te medha, siç është Shumadia,etj.gadi te zbrazeta ne te cilat nuk banon askush,ose bajojnë shumë pak banor,sepse Serbia e ka shkallën me te lartë te ç’popullimit te sajë.(Dikur,shumë vjete para luftë,saktesisht ne vitin 1983 kur po e punoja doktoraturën,pata theksu se duke e parë renjen e popullisë ne Serbi dhe rritjën e popullsisë ne Kosovë(ku në 100 banor te shtuar, 75 vinin nga Kosova dhe pata theksu se nese ky trend vazhdon deri  ne vitin 2030,atehere ne Parlamentin e Serbisë do të flitej kryesishtë shqip sepse ate Parlament do ta përbenin mbi 70% shqiptarë).Pra,Serbisë edhe nuk i intereson gjithaq teritori,por…

Sot, edhe 19 vjetë me parë pas çlirimit të Kosovës,na vetë me dorën tonë e lejuam Serbin te përzihet ne punët tona,duke i lejuar asaj qe te sillet si ne shtepin e vetë ne Veriun e Kosovës.Për te gjitha këto vite nuk ishim te zotet qe ta marrim pushtetin ne Veri,por e lejuam Serbin qe ta”serbizoi”veriun,ajo atje për te gjitha këto vite e kishte fjalën kryesore,e jo Kosova,ajo atje përmes serbeve lokal për te gjitha këto vite e shantazhoi Kosovën për interesa te veta.Ajo atje i bani të gjitha këto punë te fliqëta dhe i vazhdoi duke e pritur ditën e sotme te diagolimit dhe për ti dhanë në epilog i cili do te jete fatal për Kosovën.Ajo për te gjitha këto vite e kishte shumë te qartë se e don Veriun e Kosovës,jo për shkak te një grushti serbësh qe jetojnë atje por për pasurin e saj marramendesie qe ka ky rejaon i Kosovës i cili fatëkëqesishtë nga sot to ti rreshqas ngadal nga duarët e Kosovës,te cilin edhe ashtu de facto nuk e ka pasë ne menagjim për te gjitha këto vite.

Pra,shkurtë e trup Serbisë i intereson vetem dhe vetem formimi i Asociacionit te komunave me shumcë serbe.Kjo është alfa dhe omega e Serbisë te cilën ne këto biseda Serbia do ta zgjidhë ashtu siç do Vuçiq e jo siq do Thaqi,sepse Serbia për te gjitha këto vite te pasluftës e ka luajt rrolin brilant te viktimës në kët pjesë te Kosovës.Kjo është e sakët,Presidenti i jonë Hashim Thaqi  ne vitin 2015 e nenshkroj Marëveshjën sekrete ne Bruksel për Asociacionin e komunave me shumicë Serbe,i cili asnjherë nuk u ba transparent.Këtu Hashim Thaqi mshiftë diçka,nuk tregonte asgje.Sa herë qe flitej për Asociacionin ,keta tanet e kishin fjalën plotë se ky Asociacion do te formohet por pa kompetenca ekzekutive,kuse serbet insistojnë se Asociacioni do tebehet sipas Marveshjes se Brukselit.Këtu diçka nuk ështe ne rregull,nuk shkon,këtu mshifet diçka?!.

Por si duket ngadalë çdo gjë po delë në dritë,do te delë edhe gjatë këtyre bisedimeve përfundimtare,se Hashim Thaqi e ka nenshkruar Marveshjen e viti 2015 ne Bruksel me kompetenca ekzektive.Dhe kjo mendoj se është e verteë,dhë do te delë ashtu,ashtu siç ndodhi me Denarkacionin me Malin e Zi ku thoshte Hashim Thaqi së Kosova nuk po humbë asnjë centimetër tokë,por ajo humbi mbi 82 mijë hektar.Pra,ne këtë diagolim përfundimtar,siq e quan Thaqi historik,do te bahen kompromise te dhembshme duke lejuar formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive ,kurse Hashim Thaqi do te dorëzohet para kësaj sepse këtë e obligon edhe nenshkrimi i tij i dhenë në vitin 2015.

Më këtë rast,i cili do te ndodhë,sepse Hashim Thaqi duke e pa pozitën e tij nenshtruese nuk do te jetë i zoti qe ta mbrojë këtë dhe Asociacioni do te arrihet si “Mareveshje historike e Hashim Thaqit”.Këtu fillonë te cenohet sovraniteti i Kosovës,cenohet pavarësia e Kosovës,Kosova me nuk do te jete shtet sovran,sepse veriu do te administrohet nga Beogradi përmes ketij Asociacioni famoz.Ekonomia e Kosovës de facto do ti humb Trepçen dhe Ujmarin,pa te cilat jeta në Kosovë do te veshtirësohet.Ky ishte qellimi i fundit i Beogradit qe 19 vjet luftoi për këte.Më nuk do te bajnë punë as protestat popullore,nuk do te bajnë punë as vendimet E Gjykatës Kushtetuese,e as Vendimet e Parlamentit te Kosovës,sepse çdo gje do te vihet ne lojë,ne jete ashtu siç e do Brukseli  qe e ka pranuar edhe Hashim Thaqi qe ne vitin 2015 kur na ishim duke fjetur.

Në këtë menyre me dijën apo pavetedijen tonë,me neglizhencen tonë,me pasyqeltesin tonë na vedit ia prumë ujkun ne torishtë.Pra me ditën e sotme fillon Bosnjezimi i Kosovës,ku Kosova edhe de facto nuk do te këtë asnje lidhje me veriun e saj,por ate do ta menagjoi me te gjitha resurset Berogradi,deri te ajo dite edhe kur do te thotë se veriu është i joni dhe juridikisht i takon Serbisë.Por deri atehre nuk e dim ë asgje se çka do te ndoshë me Hashim Thaqin,protoganistin e të gjitha këtyre te këqijave dhe fatkëqësive qe ia solli vendit.

Pra ky do të jetë rrugetimi fatal i Veriut te Kosovës se bashku me Hashim Thaçin.