Rrugëtimi fatal i Hashim Thaçit

15.02.2019 12:28:36

Nga Binak Maxharraj

Mos e harroni këtë datë, 24 Qershor 2018. Kjo ditë nuk është si çdo
ditë tjetër, është një ditë e veçantë, është një ditë pa diell dhe e
mërroltë, sepse atje diku larg në Bruksel dy fantazma te zeza mavi e
kanë nisë lojën e djallit për Kosovën dhe rreth Kosovës.

Atje në Bruksel po bisedon njeriu më i vetmuar i Kosovës, Presidenti i
kontrabanduar, Presidenti jo i fjalës dhe më i pabesisë, i korruptuar
dhe i shantazhuar deri ne fyt Hashim Thaçi. Ai ka shkuar atje pa
askënd, hu vetëm, i vetmuar i dalë nga foleja e qyqeve, sepse askush
që është i mençur nuk ka pranuar te shkojë me te,ai atje ka shkuar më
duar n’xhepa,pa kurrfarë platforme dhe përkrahje nga askush,nga asnjë
parti, pa përkrahjen e Parlamentit. Sot, pra ky njeri që fati i keq e
solli të bëhet President i Kosovës, po bisedon për “Çështje të
“madhe”për Kosovën, po bisedon për një çështje dhe për një marrëveshje
historike me Serbinë, vrastaren shekullore të kombit tonë.

ADVERTISING

Edhe më keq, po ky njeri po bisedon me njeriun më te urryer për
Shqiptarët, me njeriun, me çetnikun e V.Sheshelit, i cili së bashku më
S.Miloshqviq i shkaktoi shumë trauma, shumë vuajtje dhe viktima
Kosovës gjatë luftës së fundit e me heret,i cili as sot e kësaj dite
nuk kërkon, bile, as falje,por qe 18 vjet shkakton turbullira,
shantazhe në Veriun e Kosovës të cilin gjatë gjithë kësaj kohe e
konsideron si te veten, e që nga sot dëshiron qe ta bëjë krejtësisht
te vetën. E ky njeri, nuk është askush tjetër, pos antishqiptari dhe
çetniku i kamufluar ne njëfarë demokrati Aleksander Vuçiq.

I ngazëlluar qe po takohet me A.Vuçiq,Hashim Thaçi pa fije turpi në
një prononcim te tij për publikun para se te shkojë ne Brukse tha:

“Me Vuçiqin na presin bisedime të renda,të zorshme. Unë edhe ai po
synojmë ta përmbyllim këtë proces me një Marrëveshje historike dhe
politike(sikur Kosova te ishte pronë e tij)dhe arritja kësaj
Marrëveshje ka karakter nacional dhe shtetëror për Kosovën”. Së çfarë
karakteri nacional dhe shtetëror për Kosovën do te këtë kjo
marrëveshje nuk e dinë askush, por vetëm ai.

Por ai ne prononcimin e tij për publikun tregoi edhe ketë:

“Atje ne Bruksel me kolegun tim Vuçiq do te bisedojmë edhe për
çështjet tjera:çështja e Demarkacionit të kufirit Kosovë-Serbi,do te
vihet vija kufitare për herë te parë në historinë tonë në kufirin
Kosovë – Serbisë(pra Hashim Thaçi si “ historian” qe është ai nuk e
paska ditë qe Kosova,gjithmonë dhe historikisht i ka pas kufijtë me
Serbinë, kufi ky i cili njihet edhe si kufi shtetëror sipas
Kushtetutës se vitit 1974), se do të kërkohen edhe ndryshime
Kushtetuese edhe në Kosovë edhe ne Serbi”. Po,pra krejt këto janë ato
kompromiset e tij të dhimbshme që do të ia bëj Serbisë për te cilat qe
sa kohë i thotë përmendesh si ndonjë papagall.

Por,çka… Si është e mundshme dhe a ka kuptim te bahet ndonjë
marrëveshje e re me Serbin,pa i la do hesape Serbia ndaj Kosovës. Po
si te behet ndonjë Marrëveshje dhe pajtimi me Serbin e cila na dogj
dhe na poq si ne hell, na bëri shkrumb e hi,e cila tani as qe pranon
të kërkojë falje,ani pse krerët tonë e kanë gojën,flasin për pajtim pa
kërkim falje. E çuditshme. Si mund te këtë pajtim me Serbinë pa dhanë
Serbia llogari për viktimat dhe gjenocidin qe e bëri ne Kosovë,për
demet e luftës,për shndërrimin e Kosovës në tokë të djegur. Si është e
mundshme që pushtetarët tanë dhe Hashim Thaçi të lëshojnë pe në të
gjitha këto për një njohje nga Serbia apo për një pranim në OKB, e
cila edhe sot e kësaj dite lufton për ç’njohje nga Kosova, sepse
Serbia edhe pa këto pajtime nuk ka qare dikuar pa e njohtë Kosovën,
dhe dikuar me siguri do te pranohet edhe ne OKB,qe do te thotë se
kompromiset janë më të dhimbshme.

Pra,pse lejojnë këta pushtetarët tanë të bëjnë kompromise të dhimbshme
në favor të Serbisë,kur ajo nuk e banë asnjë favor për Kosovën, heqja
e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë nuk konsiderohet
ndonjë kompromis e as favor, sepse fjala Kosovë aty qëndron
jashtëligjshëm. Pushtetarët tanë po e krijojnë Serbinë sikur ajo të
ishte viktima e jo agresori te cilat ia mundësojnë Serbisë që të hyj
në Bashkimin Evropian, sikurse ajo të mos kishte bërë asgjë në Kosovë,
pa dhënë llogari për asgjë që ajo ka bërë.

Kjo është e çuditshme, kjo është e papranueshme.

Por kjo nuk është krejt e tëra. Strumbullari i krejt këtyre bisedimeve
do sillet rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këtu fshihet djalli, këtu e ka dhimbjen, këtë po e pretë Serbia.
Pikërisht këtu do të gjunjëzohet Kosova përmes Hashim Thaçit dhe këtu
do të ndodhë kompromisi më i dhimbshëm për Kosovën, këtu Hashim Thaçi
to t`ia ve thikën pas shpine Kosovës?!
Pse?!

Ju e dini se Serbia është një territor sa 3-4 herë më i madh se sa
Kosova. Ju e dini se Serbisë nuk i hanë palla se a do ti jepen disa
hektar tokë asaj, siç ia dha Malit të Zi, sepse ju e dini se Serbia
nuk ka nevojë për disa hektar tokë, apo çofshin ato edhe disa
kilometra, sepse Serbia ka bollë territor. Në Serbi sot janë treva të
mëdha, siç është Shumadia, etj. gati të zbrazëta në të cilat nuk banon
askush,ose banojnë shumë pak banorë, sepse Serbia e ka shkallën më të
lartë të ç’popullimit të saj. (Dikur, shumë vjet para lufte,
saktësisht në vitin 1983 kur po e punoja doktoraturën, pata theksuar
se duke e parë rënien e popullsisë në Serbi dhe rritjen e popullsisë
në Kosovë(ku në 100 banor te shtuar, 75 vinin nga Kosova dhe pata
theksuar se nëse ky trend vazhdon deri ne vitin 2030,atëherë ne
Parlamentin e Serbisë do të flitej kryesisht shqip sepse atë Parlament
do ta përbenin mbi 70% shqiptarë). Pra,Serbisë edhe nuk i intereson
gjithaq territori,por…

Sot, edhe 19 vjet me parë pas çlirimit të Kosovës,na vetë me dorën
tonë e lejuam Serbin te përzihet ne punët tona,duke i lejuar asaj qe
te sillet si ne shtepin e vetë ne Veriun e Kosovës. Për te gjitha këto
vite nuk ishim te zotet qe ta marrim pushtetin ne Veri,por e lejuam
Serbin qe ta”serbizoi”veriun,ajo atje për te gjitha këto vite e kishte
fjalën kryesore,e jo Kosova,ajo atje përmes serbeve lokal për te
gjitha këto vite e shantazhoi Kosovën për interesa te veta. Ajo atje i
bëri të gjitha këto punë të fëlliqura dhe i vazhdoi duke e pritur
ditën e sotme te diagolimit dhe për ti dhanë në epilog i cili do të
jetë fatal për Kosovën. Ajo për te gjitha këto vite e kishte shumë te
qartë se e donë Veriun e Kosovës, jo për shkak të një grushti serbësh
që jetojnë atje por për pasurin e saj marramendëse që ka ky rajon i
Kosovës i cili fatkeqësisht nga sot to ti rrëshqas ngadalë nga duart e
Kosovës, të cilin edhe ashtu de facto nuk e ka pasur në menaxhim për
të gjitha këto vite.

Pra,shkurtë e trup Serbisë i intereson vetëm dhe vetëm formimi i
Asociacionit te komunave me shumicë serbe. Kjo është alfa dhe omega e
Serbisë te cilën ne këto biseda Serbia do ta zgjidhë ashtu siç do
Vuçiq e jo siç do Thaçi, sepse Serbia për te gjitha këto vite te
pasluftës e ka luajt rrolin brilant te viktimës në kët pjesë te
Kosovës. Kjo është e sakët,Presidenti i jonë Hashim Thaçi në vitin
2015 e nënshkroi Marrëveshjen sekrete ne Bruksel për Asociacionin e
komunave me shumicë Serbe, i cili asnjëherë nuk u bë transparent. Këtu
Hashim Thaçi fshihte diçka, nuk tregonte asgje. Sa herë qe flitej për
Asociacionin.

Këta tanët e kishin fjalën plotë se ky Asociacion do të formohet por
pa kompetenca ekzekutive, kurse serbet insistojnë se Asociacioni do të
bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit. Këtu diçka nuk është në
rregull, nuk shkon, këtu fshihet diçka?!.

Por si duket ngadalë çdo gjë po delë në dritë, do të dal edhe gjatë
këtyre bisedimeve përfundimtare,se Hashim Thaçi e ka nënshkruar
Marrëveshjen e viti 2015 ne Bruksel me kompetenca ekzekutive. Dhe kjo
mendoj se është e vërtetë,dhe do të del ashtu,ashtu siç ndodhi me
Demarkacionin me Malin e Zi ku thoshte Hashim Thaçi së Kosova nuk po
humbë asnjë centimetër tokë,por ajo humbi mbi 82 mijë hektar. Pra,ne
këtë diagolim përfundimtar, siç e quan Thaçi historik, do të bëhen
kompromise të dhimbshme duke lejuar formimin e Asociacionit me
kompetenca ekzekutive, kurse Hashim Thaçi do të dorëzohet para kësaj
sepse këtë e obligon edhe nënshkrimi i tij i dhënë në vitin 2015.

Më këtë rast, i cili do te ndodhë, sepse Hashim Thaçi duke e pa
pozitën e tij nënshtruese nuk do të jetë i zoti qe ta mbrojë këtë dhe
Asociacioni do te arrihet si “Marrëveshje historike e Hashim Thaçit”.
Këtu fillon të cenohet sovraniteti i Kosovës,cenohet pavarësia e
Kosovës, Kosova me nuk do të jetë shtet sovran, sepse veriu do të
administrohet nga Beogradi përmes këtij Asociacioni famoz. Ekonomia e
Kosovës de facto do ti humb Trepçën dhe Ujmanin,pa te cilat jeta në
Kosovë do të vështirësohet. Ky ishte qëllimi i fundit i Beogradit qe
19 vjet luftoi për këtë. Më nuk do të bëjnë punë as protestat
popullore, nuk do të bëjnë punë as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e
as Vendimet e Parlamentit të Kosovës, sepse çdo gjë do të vihet në
lojë, në jetë ashtu siç e do Brukseli që e ka pranuar edhe Hashim
Thaçi që në vitin 2015 kur na ishim duke fjetur.

Në këtë mënyrë me dijen apo pavetëdijen tonë, me neglizhencën tonë, me
pa syqeltësinë tonë na vendit ia prumë ujkun në torishtë. Pra me ditën
e sotme fillon Bosnjëzimi i Kosovës, ku Kosova edhe de facto nuk do të
këtë asnjë lidhje me veriun e saj, por atë do ta menaxhojë me të
gjitha resurset Beogradi, deri te ajo ditë edhe kur do të thotë se
veriu është i joni dhe juridikisht i takon Serbisë. Por, deri atëherë
nuk dimë asgjë se çka do të ndodhë me Hashim Thaçin, protagonistin e
të gjitha këtyre të këqijave dhe fatkeqësive që ia solli vendit.

Pra ky do të jetë rrugëtimi fatal i Veriut te Kosovës së bashku me
Hashim Thaçin.Quick reply