Rrustemi: PAN-i po synon ti bëj numrat duke i shantazhuar deputetët

15.07.2017 19:30:45

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ Adnan Rrustemi përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka komentuar formimin e Qeverisë

Rrustemi tha se koalicioni PAN po përpiqet  ti zhantazhoj dhe ti blejë deputetët për ti  bërë numrat për formimin e Qeverisë.

“Kjo çfarë po përpiqet të bëjë PAN, duke synuar deputetë, përmes blerjes a shantazhit është e pashembullt për një Demokraci parlamentare, por tipar i njohur për Prontomendësinë!” tha ai

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:

Në zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka pasur kandidatë të pavarur. Të gjithë deputetët e zgjedhur, janë votuar nën emrin e subjekteve politike përkatëse dhe para së gjithash nga votuesit e këtyre subjekteve. Ndërsa, në Republika parlamentare, zgjedhja e Qeverisë dhe Kryeministrit është çështje e shumicës parlamentare, e kur asnjë subjekt nuk ka fituar mjaftueshëm, krijimi i Qeverisë është nevojë koalicionesh, që nënkupton harmonizim programesh e përcaktim prioritetesh, gjithnjë duke ndjekur pritjet dhe kërkesat e votuesve.

Kjo çfarë po përpiqet të bëjë PAN, duke synuar deputetë, përmes blerjes a shantazhit është e pashembullt për një Demokraci parlamentare, por tipar i njohur për Prontomendësinë!