RS17, versioni i ri i Renault për botërorin e Formula 1

22.02.2017 17:56:56

Skuadra franceze Renault preazntoi versionin e ri RS17, që do të garojë në pistat e Formula 1 për botërorin e vitit 2017. Ngjyra mbetet e njëjta, verdhezi, me të zezën paska më dominante . Njëvendëshja e re franceze u zbulua për publikun në Londër në prani të dy pilotëve Jolyon Palmer e Nico Hulkenberg. Në skenën e prezantimit u ngjit edhe Alain Prost, që do të ketë rolin e këshilltarit special te Renault.

Sikurse shpjegojnë specialitët e skuadrës franceze makina RS17, falë rregullave të reja që do të aplikohen në Formula 1, do të jetë 5% më e shpejtë, që do të thotë se do ta shkurtojë kohën e një xhiroje me rreth katër sekonda.

Jeron Stroll, presidenti i Renault Sport Racing, shpjegoi më pas se objektivi i skuadrës për këtë vit është ta mbyllë botërorin për kondtruktorë  në vendin e pestë , që do të ishte një përmirësim i dukshëm i përformancës së 2016-ës.