Ruairi O’Connell: Demokracia e Kosovës përballet me shumë sfida

05.08.2016 22:16:56

Ambasadori britanik në vendin tonë, Ruairi O’Konell, nëpërmjet një postimi në facebook, ka dënuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ai në postimin e tij ka rikujtuar edhe sfidat që ka demokracia e Kosovës, si dhe nevojën për “një kulturë të hapur, transparente dhe demokratike, bazuar në fakte dhe respekt të ndërsjellë”. Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

 

“Demokracia e Kosovës përballet me shumë sfida; ne të gjithë e shohim këtë. Ngjarjet e fundit janë dëshmi se sa shumë Kosova ka nevojë për një kulturë të hapur, transparente demokratike, bazuar në fakte dhe respekt të ndërsjellë, duke punuar për të mirën e përbashkët dhe jo për interesa private.
Kështu që natyrisht unë dënoj sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit natën e kaluar. E dënoj atë, sepse ai ishte një sulm ndaj debatit të hapur. E dënoj atë, sepse rrezikon të ndajë më shumë politikat e Kosovës. E dënoj, sepse duke përdorimi i kërcënimeve me dhunë për arsye politike kurrë nuk përfundon mirë. Dhe unë e dënoj atë sepse është e kotë, nuk bën asgjë për të ndihmuar në krijimin e demokacisë të cilën qytetarët e Kosovës e meritojnë.”