Rudina Hajari ndalohet të shkojë në ceremoninë e të atit në Tropojë, shpërthen deputetja: Kështu urdhëroi partia, mos harroni…

05.07.2019 11:08:57

Tiranë- Rudina Hajdari është shprehur se nuk është lejuar nga PD-ja që të jetë në ceremoninë e të atit në Tropojë.

Reagimi i plotë:

Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë.