Rugova: Greva e kirurgëve ka filluar para një viti

24.01.2019 00:04:06

Kjo është java e pestë që prej kur kirurgët kanë hyrë në grevë, atyre dje iu janë bashkuar edhe kirurgët vaskularë. Kirurgët po kërkojnë rritjen e koeficientit nga 5 në 10.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova tha se kjo grevë ka filluar qysh para një vit.

“Kjo ka ndodhur vitin e kaluar, pothuajse tash një vit, kur kryeministri i vendit në mënyrë ia ka rritur pagën vetit, këshilltarëve të tij dhe kabinetit qeveritar dhe në një farë forme kjo rritje në formë të tillë në atë përqindje irritoi komunitetin e mantelbardhëve e në veçanti specialistët e nivelit terciar”, tha Rugova, në emisionin Click të rtv21.

Rugova, i cili është edhe anëtar i Komisionit parlamentar për shëndetësinë, po ashtu tha se gjatë grevës së vitit të kaluar ministri aktual i shëndetësisë, Uran Ismaili iu ka premtuar se do të ketë rritje dinjitoze të pagave.

“Përpos asaj ka deklaruar se nëse deri kah mesi i viti ka kërkuar kohë, do të thotë 2018 nuk bëhet rritja e pagave edhe unë bashkë me ju do të futem në grevë”, tha Rugova, i cili edhe vet është mjek.